Aynur Ekiz
31 Mars 2018•Përditësim: 31 Mars 2018
ANKARA (AA) - Në operacionet gjatë shtatë ditëve të fundit janë neutralizuar 90 terroristë në juglindje të Turqisë dhe në veri të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).
Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë deklaroi se 90 terroristë u neutralizuan në periudhën nga 24 deri më 30 mars dhe se janë konfiskuar një numër i madh i armëve dhe municioneve. Janë shkatërruar 32 pozicione që përdoreshin nga terroristët si strehimore dhe depo.
Gjatë operacioneve janë vrarë katër ushtarë dhe dhjetë u plagosën.
Ata gjithashtu janë publikuar të dhënat se në kuadër të operacionit "Dega e Ullirit", në rajonin e Afrinit të Sirisë janë neutralizuar 3.820 terroristë.
Deri më tani janë vrarë 52 ushtarë dhe 229 janë plagosur.
Aktualisht është duke u zhvilluar operacioni për të gjetur grumbulluar mjetet luftarake dhe deminimi në rajonin Afrinit. Në aktivitetet e deritashme janë shkatërruar 86 mina dhe 647 pajisje shpërthyese artizanale.
Operacioni në Afrin nisi më 20 janar në përputhje me të drejtat e Turqisë të bazuara në të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat e Kombeve të Bashkuara.