Sarp Özer
18 Janar 2018•Përditësim: 18 Janar 2018
ANKARA (AA) - Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) i janë kundërpërgjigjur goditjeve provokuese të bëra nga organizata terroriste PYD/PKK në veri të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë mësohet se elementët e TSK-së në orët e para të mëngjesit i janë kundërpërgjigjur me goditje artilerike gjuajtjeve provokative të bëra nga terroristët.
Kundërpërgjigjja e TSK-së ndaj goditjeve provokative të bëra nga organizata terroriste PYD/PKK në veri të Sirisë, theksohet se është kryer në kuadër të vetëmbrojtjes legjitime.