Meryem Göktaş
29 Tetor 2017•Përditësim: 29 Tetor 2017
ERZURUM (AA) – Policia turke arrestoi të paktën 22 terroristë të dyshuar të lidhur me DEASH-in, në provincën lindore të Erzurumit, bëri të ditur një zyrtar nga institucionet e sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Një burim i paemëruar për AA tha se të dyshuarit u arrestuan si pjesë e hetimit kundër grupit terrorist të kryer nga Zyra e Prokurorit Publik në Erzurum.
Ekipet nga departamenti i policisë kundër terrorizmit kryen operacione kundër njerëzve që thuhet se ishin të lidhur me DEASH-in në distriktet Yakutiye, Palandoken dhe Aziziye, tha zyrtari. Përveç kësaj, policia konfiskoi disa armë dhe dokumente.
Mbi 319 njerëz kanë humbur jetën në sulmet e DEASH-it në Turqi, ku organizata terroriste ka shënjestruar civilët në sulme vetëvrasëse, sulme me raketa dhe armë.