Dilara Hamit
12 janar 2021•Përditësim: 13 janar 2021
Gjashtë terrorsitë të dyshuar të DEASH-it janë arrestuar në provincën jugore Adana të Turqisë, njoftoi një burim sigurie, transmeton Anadolu Agency (AA)
Forcat e sigurisë bastisën shtëpitë e të dyshuarve, që ishin shtetas irakianë dhe sirianë, dhe i arrestuan ata. Ata akuzohen se ishin aktivë në Irak dhe Siri në emër të grupit terrorist. Gjithashtu u sekuestruan një numër i materialeve digjitale.
Në vitin 2013, Turqia u bë një nga vendet e para që shpalli DEASH-in grup terrorist.
Vendi është sulmuar disa herë nga organizata terroriste, me 315 njerëz të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur në të paktën dhjetë sulme vetëvrasëse, shtatë sulme me bomba dhe katër sulme të armatosura.
Si përgjigje, Turqia nisi operacione antiterroriste brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme.