Ömer Yıldız
25 Tetor 2019•Përditësim: 25 Tetor 2019
Policia turke ka arrestuar nëntë të dyshuar të organizatës terroriste DEASH në një operacion në qytetin jugor Adana, raporton Anadolu Agency (AA).
Në kuadër të një operacioni kundër DEASH-it të nisur me urdhër të Prokurorisë Republikane të Adanasë, ekipet e antiterrorit fillimisht kanë identifikuar adresat e nëntë personave të dyshuar se kanë marrë pjesë në aktivitetet e organizatës, kanë bërë rekrutime dhe kërkime në emër të saj dhe kanë qenë në kontakt me pjesëtarët e këtij grupi terrorist.
Ekipet zhvilluan operacionin nëpër shtëpitë e pjesëtarëve të dyshuar të DEASH-it në kohën e agimit me mbështetje edhe të forcave speciale.
Policia konfiskoi disa materiale digjitale gjatë kërkimeve gjatë aksionit, ndërkohë që nëntë të arrestuarit, njëri prej të cilëve shtetas i Sirisë, janë dërguar në polici pas kontrollit shëndetësor në Repartin e Mjekësisë Ligjore të Adanasë.