Fırat Taşdemir
19 Gusht 2021•Përditësim: 19 Gusht 2021
Forcat turke të sigurisë neutralizuan të paktën nëntë terroristë në Turqinë lindore, njoftuan burimet e sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Tetë terroristë të cilët forcat turke kanë kohë që po i gjurmojnë u neutralizuan në Alanduz të Malit Cilo në krahinën lindore Hakkari, konfirmoi ministri i Brendshëm Süleyman Soylu në Twitter.
Duke konfirmuar zhvillimin, Ministria e Brendshme tha se terroristët u neutralizuan nën operacionin antiterror "Eren-14".
Përkatësia e terroristëve nuk u specifikua, por grupi terrorist PKK dihet se është aktiv në zonën e cila është malore dhe kufizohet me Irakun dhe Iranin.
Nën operacionin kundër terroristëve "Eren-7", një terrorist u neutralizua në Hozat në provincën Tunceli, tha ministria.
Operacioni i suksesshëm përfshinte ekipe të operacioneve speciale të xhandarmërisë dhe u mbështet nga ajri, shtohet më tej.
Përsëri përkatësia e terroristit nuk u përmend, por PKK dhe grupi terrorist i ekstremit të majtë TKP-ML dihet se janë aktivë në krahinën malore Tunceli.
Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën "neutralizuar" në deklaratat e tyre me çka nënkupton se terroristët në fjalë u dorëzuan, u vranë ose janë kapur.
Operacioni Eren, emërtuar sipas Eren Bulbul, një 15-vjeçar i vrarë nga terroristët PKK në 2017, filloi në janar për të eliminuar terrorizmin në vend.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.