Muhammed Furkan Güneş
23 Gusht 2017•Përditësim: 24 Gusht 2017
SHIRNAK (AA) – Në qarkun Xhizre të qytetit Shirnak në Turqi në një automjet është gjetur një këlysh i luanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra, gjatë kontrolleve të realizuara në pikën e kontrollit të qarkut Xhizre në kërkim të një automjeti policia u habit kur e pa "foshnjën e luanit".
Këlyshi iu dorëzua zyrtarëve të Drejtorisë Rajonale të Mbrojtjes së Natyrës dhe Parqeve Kombëtare të Shirnakut, ndërkaq pas kontrolleve të realizuara këtu u dërgua në qendrën rehabilituese të Shpëtimit të Kafshëve të Egra.
Personi i cili mbante këlyshin e luanit në automjet është marrë në proces të hetimor.