Hasan Namlı
05 Nëntor 2016•Përditësim: 05 Nëntor 2016
DIYARBAKIR (AA) – Numri i personave që humbën jetën nga sulmi terrorist në qytetin Diyarbakir të Turqisë, i cili ndodhi dje, është rritur në 11, raporton Anadolu Agency (AA).
Sulmi terrorist ndodhi dje në orën tetë sipas kohës lokale në bulevardin Aydin Arslan, jo shumë larg godinës së drejtorisë së njësisë speciale policore në Diyarbakir.
Terroristët e PKK-së shpërthyen rreth një ton eksploziv të vendosur në një autobombë. Përveç dy policëve dhe shtatë civilëve që humbën jetën, sot në spital ndërruan jetë edhe dy persona, të cilët u plagosën rëndë gjatë sulmit.
Shpërthimi i autobombës ndodhi në një nga zonat më frekuentuese në qytet, të mbushur me nxënës dhe qytetarë.