Sarp Özer
06 nëntor 2016•Përditësim: 07 nëntor 2016
ANKARA (AA) - Në kuadër të operacioneve antiterror, ushtria turke ka neturalizuar 17 terroristë të PKK-së, në qytetet Şırnak dhe Hakkari, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim, Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë, ka konfirmuar se gjatë operacioneve antiterror në Çukurca të qytetit Hakkari, 3 terroristë janë neutralizuar.
Forcat e sigurisë kanë asgjësuar 4 bomba artizanale, si dhe kanë sekuastruar një sasi të madhe artilerie të rëndë dhe municioni.
Shtabi i Përgjithshëm ka njoftuar se në kuadër të operacioneve në Şırnak, 8 terroristë janë vrarë dhe se forcat e sigurisë kanë gjetur dhe asgjësuar dy vendstrehime. Në vendstrehimet me 15 dhoma janë sekuestruar dhe asgjësuar një sasi e madhe lëndë për përgatitjen e bombave si dhe pajisje të tjera ndihmëse.
Ndërkohë në operacionet e ndërmara në Silopi të paktën 6 terroristë janë vrarë si pasojë e gjuajtjeve me artileri të rëndë nga ushtria turke.