Turgay Konuralp
28 Janar 2022•Përditësim: 30 Janar 2022
Në rrethin Kiraz në qytetin perëndimor turk Izmir janë zbuluar mozaikë dhe fragmente arkitekturore mermeri që besohet se i përkasin periudhës romake dhe vlerësohen të jenë 1.800 vjeçare, raporton Anadolu Agency (AA).
Nëpunës policor nga Departamenti për luftën kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar (KOM) në Izmir kanë nisur hetimet pas lajmërimeve se në zonën malore të rrethit janë kryer gërmime të paligjshme.
Me daljen në terren janë zbuluar mozaikë, pjesët e sipërme të shtyllave dhe fragmente arkitekturore prej mermeri, ndërsa besohet se datojnë nga periudha romake, më saktë nga shekulli III.
Për rastin është njoftuar edhe muzeu lokal, ndërsa personi me inicialet I.E, që kreu gërmimet, është arrestuar.