Ahmet Gençtürk
10 Shtator 2021•Përditësim: 10 Shtator 2021
Turqia hodhi poshtë rezolutat "e pabaza" të miratuara kundër Ankarasë në takimin e ministrave të Jashtëm të Ligës Arab, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Dihet mirë se disa anëtarë të Ligës Arabe që ndjekin akuzat stereotipike kundër Turqisë për maskimin e ambicieve dhe agjendave të tyre nuk ka rezonancë për popujt miq dhe vëllezër arabë", thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ) të Turqisë.
Ministria i bëri thirrje Lidhjes Arabe "të çlirohet nga qasjet e tilla të kota dhe të përqendrohet në paqen, prosperitetin dhe mirëqenien e popujve arabë".
MPJ-ja turke gjithashtu tërhoqi vëmendjen për faktin se disa anëtarë të Ligës Arabe kundërshtuan ose ishin të rezervuar ndaj këtyre rezolutave.
"Turqia, me qasjen e saj të vendosur dhe parimore, vjen e para ndër vendet që bëjnë përpjekje maksimale për të ruajtur sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë e vendeve arabe", thuhet në deklaratë, ku shtohet se lufta e Turqisë për sigurinë dhe interesin e saj kombëtar përputhet me ligjin ndërkombëtar.