Zehra Aydın
29 maj 2018•Përditësim: 29 maj 2018
ANKARA (AA) – Një tërmet me fuqi prej 4.1 ballë sipas shkallës së Rihterit është regjistruar në Detin Egje, mes Izmirit të Turqisë dhe ishullit grek Lesbos, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Drejtorisë për katastrofa dhe gjendje emergjente në Qeverinë e Turqisë (AFAD), tërmeti ka ndodhur në orët e pasdites, rreth 8 kilometra nga Ayvacik dhe Çanakkala dhe 74 kilometra nga Lesbosi.
Tërmeti ka ndodhur në thellësi prej 6.42 kilometrave.