Kristina Maslareviç,Kayhan Gül
05 Maj 2016•Përditësim: 06 Maj 2016
BEOGRAD (AA) - Afro 50 për qind e elektoratit në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme në Serbi duke votuar Partinë Progresive Serbe (SNS) e cila njihet si ''pro perëndimore'' krahas ri konfirmimit të kësaj partie në qeverisjen e vendit dhanë edhe mesazhin se janë ''pro anëtarësimit të Serbisë në BE'', shkruan Anadolu Agency (AA).
Partia SNS e cila fitoi edhe zgjedhjet e vitit 2014-të shikohej si favorite nga analistët në këto zgjedhje të cilat komentoheshin si zgjedhje pro Perëndimit apo Lindjes (Bashkimit Europian apo Rusisë).
SNS në programin e saj elektoral tregonte hapur se ''do të punojë për anëtarësimin në BE''. Nga ana tjetër kjo parti mbështet bashkëpunimin me vendet e lindjes si Rusinë, Kinën dhe Japoninë.
Ashtu sikurse shikohet edhe në programin e partisë SNS, që nga koha që erdhi në pushtet në vitin 2014 ka bërë punë të rëndësishme. SNS ka vazhduar dialogun me Kosovën, dialog ky i iniciuar nga Bashkimi Europian. Gjatë qeverisjes së SNS-së Serbia ka nisur edhe bisedimet për anëtarësimin në BE si dhe hapjen e disa kapitujve në këtë drejtim.
Kryeministri Aleksandar Vuçiç kërkoi të rikuperonte besueshmërinë e tij dhe në këtë mënyrë si Kryetar i partisë SNS mori vendim për të shkuar në zgjedhje të parakohshme. Me fitoren e këtyre zgjedhjeve ai pa dhe njëherë vendosmërinë e elektoratit ndaj procesit të anëtarësimit në BE.
Vuçiç i cili mori ''mbështetje të plotë'' nga populli dhe fitoi numrin e nevojshëm të vendeve në Parlament për të formuar i vetëm qeverinë, në fjalimin e tij të fitores tha se përfundimet janë pro reformave dhe anëtarësimin e vendit në BE. ''Me këtë përfundim i kemi treguar të gjithë botës përpjekjet dhe vendosmërinë e Serbisë në rrugën drejt BE-së'' ka thënë ai.
- Ish myftiu dhe deputet i ri: Zukorliç
Një nga kandidatët më të pikasur të këtyre zgjedhjeve në Serbi ishte dhe ish myftiu i Sanxhakut, Muamer Zukorliç. Pas një mbështetjeje të gjër dhe suksesit në Novi Pazar ai fitoi të drejtën e hyrjes në parlament.
Zukorliç duke u dorëhequr nga posti i myftiut dhe kanidimit, ka shprehur kënaqësinë e zgjedhjes si deputet. Me praninë e tij, në Parlamentin e Serbisë mund të kemi fjalime interesante.
Ndërkohë edhe Vojislav Seselj i cili konsiderohet edhe ndryshe si ''mësuesi'' i liderit të SNS-së, Vuçiç, do të jetë i pranishëm në Parlament për 4 vite me radhe. Sheshel i cili akuzohej për krime lufte ndaj popullit kroat dhe atij boshnjak u deklarua si i pafajshëm në Gjykatën Ndërkombëtare në Lahey në muajin mars. Pas këtij vendimi në krye të Partisë Radikale Serbe (SRS) ai fitoi të drejtën të jetë i pranishëm në Parlamentin e Serbisë.
Vuçiç i cili u nda në rininë e tij nga SRS dhe ndoqi një vijë të tijën personale, konsiderohet nga Sheshel si një ''tradhtar''. Ndërkohë Sheshel i cili është kategorikisht kundër anëtarësimit të vendit në BE dhe NATO ndjek një politikë pro ruse.
- Vuçiç rikonfirmoi besimin
Akademikja e Shkencave politike serbe, Slavisa Orlovic, në një vlerësim për AA tha se votuesi në Serbi në këto zgjedhje ''është s'postuar djathtas'' dhe se Vuçiç ka ri konfirmuar besimin duke marrë atë që dëshironte.
Duke theksuar se edhe hyrja e disa partive radikale në Parlament për të është një befasi. Ajo theksoi se veçanërisht hyrja e SRS në Parlament është tërheq shumë vëmendje.
Orlovic në fjalën e saj tha se ishte e parashikueshme që SNS bashkë me Partinë Socialiste të Serbisë do të fitonin zgjedhjet, por nuk e kishte parashikuar që SNS me një politikë pro Europiane të merrte ka shumë përkrahje.
Akademikja thotë se anëtarësimi në BE është në shumicë në Serbi. Në vijim ajo thotë se sipas përfundimeve paraprake 4 nga shtatë partitë që kanë hyrë në parlament janë mbështetëse të integrimit të vendit drejt BE-së, ndërsa 3 janë kundër.
Orlovic thotë gjithashtu se Vuçiç do ta shfrytëzojë mirë periudhën 3 mujore e cila i jepet në dispozicion për formimin e qeverisë së re, periudhë kjo e parashikuar me ligj.