İnci Gündağ
31 Maj 2016•Përditësim: 31 Maj 2016
LONDËR (AA) - Numri i të huajve që ndjekin studimet në Britaninë e Madhe më shumë se një vit, në vitin 2015 ishte më e ulët në tetë vitet e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës nga Zyra e Statistikave Kombëtare (ONS), numri i studentëve të huaj që vijnë në Britani të Madhe për të studiuar në vitin 2015 arriti në 167,000, që është shifra më e ulët nga viti 2007. Në vitin 2014, studionin rreth 191.000 studentë të huaj.
Në vitin 2015 numri i studentëve të cilët ndjekin studimet në Mbretërinë e Bashkuar jashtë kufijve të BE-së është ulur me 16 përqind, apo 112.000, ndërsa në vitin 2014 numri i këtyre studentëve ishte 134.000.
Më shumë se 71 përqind e këtyre studentëve vijnë nga vendet aziatike. Dyshohet se shkaku i kësaj rënie të numrit të studentëve të huaj mund të jetë mundësia për të studiuar në vende të tjera, por edhe kufizimi i numrit të orëve të punës për studentët nga autoritetet britanike.