Figen Shaban
17 Korrik 2017•Përditësim: 18 Korrik 2017
PRISHTINË (AA) – Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiç është zgjedhur kryetar i ri i partisë Lista Serbe, raporton Anadolu Agency (AA).
Rakiç u zgjodh kryetar me propozimin e ish-bartësit të kësaj liste, Slavko Simiç sot në takimin e parë të zgjedhjeve të Iniciativës Qytetare Lista Serbe, të mbajtur në pjesën veriore të Mitrovicës.
Siç njoftuan përfaqësuesit e Listës Serbe sot janë përzgjedhur edhe nëntë anëtarët e kryesisë së kësaj partie. Rakiç duke i falënderuar anëtarët e partisë për besimin e tyre premtoi se të gjitha vendimet do të merren me konsensus.
Më tej Rakiç theksoi se Lista Serbe do të punojë për ruajtjen e paqes dhe do të angazhohet për më shumë të drejta për komunitetin serb dhe komunitetet tjera pakicë në Kosovë.
Ai potencoi se këtë politikë të paqes e ka filluar Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe në vazhdimësi e ka ndjekur edhe Zyra për Kosovën në Serbi, e kryesuar nga drejtori Marko Gjuriç.
Kujtojmë se Lista Serbe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë të mbajtura më 11 korrik 2017, ka fituar 9 nga 10 ulëset në parlament të garantuara për komunitetin serb nga gjithsej 120 ulëse në Kuvendin e Kosovës.