Admir Fazlagikj
16 Nëntor 2016•Përditësim: 17 Nëntor 2016
SHKUP (АА) – Rreth 400 liderë të biznesit dhe IT profesionistë po marrin pjesë në konferencën “Microsoft Vizia: Reloaded” që sot dhe nesër mbahet në organizim të Majkrosoft Maqedoni, raporton Anadolu Agency (AA).
Një pjesë e folësve në konferencë janë Michael Kogeler, drejtor i përgjithshëm i multikantri të rajonit në “Majkrosoft”, që përfshin 15 vende nga Evropa Qendrore dhe Lindore, Petar Ivanov, drejtor i përgjithshëm i Majkrosoftit për Maqedoni, Bullgari dhe Kosovë dhe Lupço Georgiev, drejtor i Majkrosoft Maqedoni dhe Kosovë.
“Në këtë konferencë do ta tregojmë tërë rrëfimin për transformimin dixhital dhe do t’i prezantojmë potencialet dhe mundësitë e saj për rritjen e produktivitetit, duke shfrytëzuar teknologjinë në duart e biznesit”, deklaroi Lupço Georgiev, drejtor i Majkrosoft Maqedoni dhe Kosovë.
Michael Kogeler, drejtor i përgjithshëm i multikantri të rajonit në “Majkrosoft”, shprehu kënaqësinë e tij nga prania në Maqedoni, duke theksuar se në këto hapësira ka shumë njerëz kreativ dhe të mençur, që krijon mundësi për shfrytëzimin e potencialit për zhvillimin e digjitalizimit.
Sipas tij me rëndësi të jashtëzakonshme për gjeneratat e ardhshme është që të përshtaten me botën dixhitale, meqë gjenerata e re është e fuqia e asaj që vijon në të ardhmen.
Në konferencën u theksua se institucionet, kompanitë dhe qytetarët duhet të përshtaten me ndryshimet në dixhitalizimin me qëllim që më lehtë të arrijnë deri tek informacionet dhe të komunikojnë.
Pjesën zyrtare të konferencës “Microsoft Vizia: Reloaded” e hapi ambasadori i SHBA-ve në Shkup, Jess Baily i cili u përqendrua në njohjen dhe shfrytëzimin e teknologjive moderne në epokën e dixhitalizimit.