Abdulbesar Ademi
13 Shkurt 2026•Përditësim: 14 Shkurt 2026
Entuziastët e makinave klasike janë mbledhur në Sofje për edicionin e tretë të Sallonit Pranveror të Automjeteve Retro, ku u paraqitën një gamë e gjerë automjetesh të vjetra dhe historike, transmeton Anadolu.
Ekspozita po mbahet në qendrën e ekspozitava Inter Expo në Sofje dhe përfshin automjete nga koleksionistë privat, klube të automjeteve retro dhe muze.
Ndër ekspozitat më të veçanta është një automjet i blinduar i përdorur dikur nga ish-lideri komunist, Todor Zhivkov. Automjeti përdorej gjatë ceremonive zyrtare për pritjen e liderëve të huaj, përfshirë udhëheqësin sovjetik, Leonid Brezhnev, presidentin rumun, Nicolae Ceausescu dhe themeluesin e Koresë së Veriut, Kim Il-sung.
Ekspozita, e cila do të qëndrojë e hapur deri më 14 shkurt, përfshin automjete mbi një shekull të vjetra dhe ka tërhequr interes të madh nga vizitorë vendas dhe të huaj.