Agim Sulaj
29 Mars 2021•Përditësim: 30 Mars 2021
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se 4 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, duke çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky virus në 1.844, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) edhe 774 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, numri i tyre ka shkuar në gjithsej 88.755 raste.
Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private janë testuar gjithsej 3.586 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar gjithsej 418.488 mostra.
Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 903 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 73.318 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.593.