Muhammet Kurşun
29 Mars 2021•Përditësim: 30 Mars 2021
Me vdekjen e 81 personave nga koronavirusi i ri (COVID-19) numri i përgjithshëm i viktimave në Iran shkoi në 62.478, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, njoftoi se në 24 orët e fundit janë shënuar 9.310 raste të reja dhe se 1.157 nga këta janë shtruar në spital.
Lari deklaroi se numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 shkoi në 1.864.984, kurse me vdekjen e 81 personave numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 62.478.
Ajo më tej theksoi se 3.940 pacientë të prekur nga COVID-19 po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv dhe shtoi se numri i të shëruarve që nga fillimi i pandemisë është rritur në 1.600.488.
Në Iran që ka një popullsi me 83 milionë banorë deri më sot janë kryer 12.682.968 teste COVID-19
Lari tha se sipas situatave të rrezikut në vend 23 qytete janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm të "kuq", 44 qytete si zona "portokalli", 287 qyteza si zona të "verdha" dhe 94 qytete si zona "blu". Gjithashtu ajo tha se është ndaluar hyrja dhe dalja në qytetet me ngjyrë "të kuqe" dhe me ngjyrë "portokalli".