Fatjon Cuka
26 Maj 2021•Përditësim: 27 Maj 2021
Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 15 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë, asnjë person nuk ka ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.244, prej të cilëve 2.447 persona kanë vdekur.
Gjithashtu janë shëruar 71 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128.978 dhe raste aktive aktualisht janë 819.
Ndërkohë, janë kryer edhe 2.691 testime të tjera, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 706.327 testime për personat e dyshuar me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer mbi 11 mijë vaksinime, ndërsa që prej fillimit të procesit të vaksinimit në Shqipëri janë kryer në total 736.365 doza të vaksinës kundër COVID-19.