Rania R.a. Abushamala
08 nëntor 2026•Përditësim: 08 nëntor 2026
Të paktën 60 persona janë plagosur në provincën Giza të Egjiptit, pasi një tren doli nga shinat, transmeton Anadolu.
Siç raporton gazeta Al-Akhbar, treni doli nga shinat pranë fshatit Gerza, në rrethin Al-Ayyat.
Ambulancat mbërritën me urgjencë në vendngjarje dhe transportuan të plagosurit në spitale.
Autoriteti Hekurudhor i Egjiptit dërgoi ekipe të mirëmbajtjes dhe teknike për të inspektuar vendin e ngjarjes, për të larguar mbetjet e aksidentit dhe për të rikthyer qarkullimin e trenave, i cili ishte ndërprerë rëndë.
Autoritetet e sigurisë po hetojnë shkaqet e daljes së trenit nga shinat.