Dmitri Chirciu
09 Dhjetor 2020•Përditësim: 10 Dhjetor 2020
DMITRI CHIRCIU
Anadolu Agency (AA) ka incizuar procesin e vaksinimit masiv kundër koronavirusit të ri (COVID-19) në Rusi.
Anadolu Agency (AA) ka incizuar procesin e vaksinimit masiv kundër koronavirusit të ri (COVID-19) në Rusi. Në vendin ku rasti i parë me COVID-19 u raportuar më 31 janar dhe vdekja e parë ndodhi më 19 mars, injektimi i kandidatit të vaksinës kundër COVID-19 i quajtur "Sputnik V" (GamKovidVak) tek qytetarët filloi javën e kaluar në 70 klinika në kryeqytetin Moskë. ( Sefa Karacan - Anadolu Agency )
Në vendin ku rasti i parë me COVID-19 u raportuar më 31 janar dhe vdekja e parë ndodhi më 19 mars, injektimi i kandidatit të vaksinës kundër COVID-19 i quajtur "Sputnik V" (GamKovidVak) tek qytetarët filloi javën e kaluar në 70 klinika në kryeqytetin Moskë.
Ekipi i AA-së ka ndjekur procedurën e vaksinimit të zbatuar në Poliklinikën e Qytetit Nr. 68 në Moskë, duke dëshmuar procesin e vaksinimit të qytetarëve rusë.
Ata që aplikojnë për t'u vaksinuar fillimisht në një pjesë të veçantë të poliklinikës i nënshtrohen kontrollit.
Pas kontrolleve të nevojshme mbushin formularin se në vaksinimin masiv janë duke marrë pjesë në mënyrë vullnetare.
Personat që vaksinohet pas procedurës së vaksinimit qëndrojnë për 30 minuta në dhomën e pritjes, ndërsa më pas përsëri kontrollohen. Në rast se ndihen mirë mund të largohen nga spitali.
"Doza e dytë e vaksinë injektohet pas 21 ditëve"
Kryemjekja e Poliklinikës së Qytetit Nr. 68 në Moskë Natalya Kuzenkova, i informoi gazetarët rreth procesit të vaksinimit masiv.
Ajo rikujtoi se vaksinimi masiv ka filluar javën e kaluar, duke treguar se po vaksinohen punonjësit e shëndetësisë dhe arsimit si dhe ata që punojnë në institucione zyrtare dhe private të moshave 18-60 vjeç.
Kuzenkova njoftoi se ata që dëshirojnë të vaksinohen mund të regjistrohen nga uebfaqja e komunës së Moskës. "Personi që dëshiron të vaksinohet kundër COVID-19 nuk duhet të jetë vaksinuar me ndonjë vaksinë tjetër brenda një muaji të fundit. Personat me sëmundje të rënda, që përdorin ilaçe që ndikojnë sistemin imunitar dhe ata që kanë temperaturë. Gjithashtu ata që dëshirojnë të vaksinohen nuk duhet të ketë sëmundje infektive", u shpreh Kuzenkova.
Kryemjekja informoi se vaksinimi përbëhet nga dy faza, në fazën e parë një dozë, ndërsa pas 21 ditëve jepet edhe doza e dytë.
Ajo tha se vaksinat ruhen në frigoriferë me temperatura shumë të ulëta, ndërsa në këtë poliklinikë kanë kapacitet prej 60 personash në ditë për të vaksinuar.
Kuzenkova pohoi se kandidati për vaksinë "Sputnik V" nuk ka efekte anësore serioze. "Ashtu si në vaksinën ndaj gripit, edhe vaksina ndaj COVID-19 shkakton dhimbje dhe fryrje në vendin e vaksinuar, rritja e temperaturës, dobësi në trup", tha ajo.
Ajo tha se "Sputnik V" pas regjistrimit ende nuk i ka përfunduar provat klinike të fazës 3-të, duke shtuar se në fazën e 3-të janë vaksinuar mbi 20.000 qytetarë.
Në lidhje me pyetjen "A nuk është i nxituar vendimi i autoriteteve ruse për vaksinimin masiv?", Kuzenkova pohoi se kanë marrë numër të mjaftueshëm të personave në provat klinike.
"Efektet anësore të vaksinës nuk mund të jenë më të rrezikshëm se virusi"
Irina Ushatkina një ndër të vaksinuarit, në deklaratën për AA tha se, e ndien mirë veten. "Të gjithëve u sugjeroj të vaksinohen. I besoj vaksinës. Mos të kisha besuar nuk isha vaksinuar", tha Ushatkina.
Ndërsa Natalya Piskaryova tha se punon në një spital të fëmijëve dhe prandaj ka vendosur të vaksinohet.
"Efektet anësore të vaksinës nuk mund të jenë më të rrezikshëm se virusi" u shpreh ajo duke theksuar se i beson vaksinës.