Abdulbesar Ademi
09 Nëntor 2025•Përditësim: 09 Nëntor 2025
Njësitë e Agjencisë së Imigracionit dhe Doganave të SHBA-së (ICE) kanë kryer një operacion në lagjen ‘Little Village’ në Chicago, ku banojnë shumë meksikano-amerikanë, raporton Anadolu.
Gjatë operacionit, shpërthyen përleshje midis forcave të sigurisë dhe banorëve lokal.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është i njohur për politikat e tij të ashpra kundër imigracionit, të cilat janë përqendruar në forcimin e kontrolleve kufitare, kufizimin e imigracionit të ligjshëm dhe rritjen e deportimeve.
Në projektligjin e tij historik të financimit, ai ndau 150 miliardë dollarë për të nxitur deportimet dhe ndalimet masive. Sipas Amnesty International, agjencia ICE tani është e armatosur me një buxhet më të madh se pothuajse çdo ushtri në tokë.