Recep Canik
11 Dhjetor 2016•Përditësim: 11 Dhjetor 2016
NAIROBI (AA) - Të paktën 30 persona humbën jetën në Kenia si pasojë e një shpërthimi të shkaktuar nga një autoçisternë me lëndë kimike, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët e Kryqit të Kuq në Kenia theksuan se si pasojë e shpërthimit të një autoçisterne e cila transportonte lëndë kimike në autostradën mes kryeqytetit Nairobi dhe qytetit Naivasha kanë humbur jetën 30 persona.
Ndërsa mediat vendase njoftuan se shpërthimi i autoçisternës ka shkaktuar 40 viktima dhe 10 të plagosur.
Shpërthimi ka ndodhur një orë ku qarkullimi ka qenë intensiv në autostradën Nairobi-Naivasha e cila ndodhet 80 kilometra nga kryeqyteti Nairobi.
Sipas dëshmitarëve pretendohet se drejtuesi i autoçisternës është përplasur me mjetin para tij pasi ka humbur kontrollin dhe më pas ka ndodhur një shpërthim i madh.