Ayşe Aktaş
11 Dhjetor 2016•Përditësim: 11 Dhjetor 2016
LAGOS (AA) – Të paktën 60 persona kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së çatisë së një kishe në rajonin Akwa-Ibom të Nigerisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Dëshmitarët okularë thanë se çatia e kishës në kryeqytetin e rajonit, Uyo, ishte ende në ndërtim dhe se punëtorët ishin duke punuar në mënyrë që të ishte gati për ditën e shtunë.
Një zyrtar i ekipeve të emergjencës në kushte anonime ka thënë se nga kisha janë nxjerrë të paktën 60 kufoma dhe se bilanci i viktimave mund të rritet.
Ndërkohë që çatia e hekurt e kishës ra, në ambientet e saj ndodhej edhe prefekti i rajonit, Udom Emmanuel. Dëshmitarët thanë se ai ka arritur të dalë pa u plagosur.
Ndërsa zëdhënësi i Prefekturës së rajonit, Ekerete Udoh, ka deklaruar se në lidhje me ngjarjen do të hapet një proces hetimi.
Më 12 shtator të vitit 2014 në Lagos të Nigerisë, të paktën 116 persona humbën jetën si pasojë e shembjes së një kishe e cila ishte duke u restauruar.