Ahmet Gençtürk
29 Mars 2021•Përditësim: 29 Mars 2021
Dy anije të qeverisë kineze sot herët në mëngjes hynë në ujërat territoriale të Japonisë pranë Ishujve Senkaku në Detin e Kinës Lindore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas transmetuesit publik japonez NHK, anijet kanë hynë në ujërat e Japonisë pranë ishullit Minami-kojima rreth orës 4 të mëngjesit sipas kohës lokale.
Njësitë e rojeve bregdetare japoneze paralajmëruan anijet kineze të largohen menjëherë, theksoi NHK.
Kjo shënon herën e 11-të në vitin 2021 që anijet zyrtare kineze kanë hyrë në ujërat territoriale të Japonisë pranë Ishujve Senkaku, theksuan burimet.
Ishujt Senkaku kontrollohen nga Japonia, por Kina po ashtu i pretendon ato.
Qeveria japoneze pohon se ishujt janë pjesë e qenësishme e territorit të Japonisë për sa i përket historisë dhe ligjit ndërkombëtar. Si e tillë, sipas Japonisë nuk ka asnjë çështje të sovranitetit që duhet të zgjidhet mbi to.