Hacer Başer
02 Korrik 2020•Përditësim: 03 Korrik 2020
Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Arabinë Saudite ka arritur në 1.752, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në 24 orët e fundit, vendi ka regjistruar 54 viktima nga virusi dhe 3.383 raste të reja, njoftoi Ministria saudite e Shëndetësisë.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Arabinë Saudite ka shkuar në 197.608 me rastet e reja të konfirmuara.
Ndërkaq, deri më tani, 137.669 persona janë shëruar nga virusi.