Zafer Fatih Beyaz
02 Korrik 2020•Përditësim: 03 Korrik 2020
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në kuadër të vizitës njëditore në Katar, u takua me emirin e këtij vendi, Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani, raporton Anadolu Agency (AA).
Takimi kokë më kokë, i cili zgjati tri orë, u zhvillua prapa dyerve të mbyllura.
Pas takimit, liderët kaluan në një darkë pune.
Vizita e sotme në Katar është vizita e parë jashtë vendit e presidentit të Turqisë pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).