Ihvan Radoykov
17 Shtator 2020•Përditësim: 17 Shtator 2020
Qeveria e Bullgarisë ka lejuar që avionët e SHBA-së të marrin pjesë në mbrojtjen e hapësirës ajrore të vendit ku Forcat Ajrore janë në krizë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në vendimin e publikuar nga qendra për media e Kryeministrisë thuhet se për periudhën 26-30 tetor, 8 avionë luftarakë të SHBA-së bashkë me avionët Mig-29 të Bullgarisë do të mbrojnë hapësirën në kuadër të zbatimit të "policisë ajrore".
Një qëllim tjetër i përfshirjes së avionëve amerikanë në këtë detyrë është edhe që të kontribojnë në sigurimin e përshtatjes për përdorimin e avionëve të tipit F-16 Block 70 të cilët Bullgaria i ka blerë nga SHBA-ja dhe të cilët do t‘i dorëzohen vendit në vitin 2024.
Në kuadër të zbatimit të policisë ajrore të filluar në vendet e NATO-s pas pushtimit të Krimesë në 2014 nga Rusia, thuhet se Bullgaria kishte marrë mbështetje të përkohshme nga 4 avionët Eurofighter Typhoon që forcat ajrore të Italisë i dërguan në vitin 2017.
Flota e Forcave Ajrore e Bullgarisë përbëhet nga avionë të tipit Mig të prodhimit rus që kanë jetë të kufizuar teknologjike.