Şerife Çetin
23 Qershor 2020•Përditësim: 23 Qershor 2020
Procesi i Dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE) që parashikon normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve do të rifillojë muajin e ardhshëm, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Komisionit të BE-së, Peter Stano, në konferencën ditore për media, tha se vizita Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë, Mirosllav Lajçak, në Kosovë dhe Serbi, ka dhënë rezultate të rëndësishme.
Stano tha se dialogu do të fillojë në muajin korrik edhe pse nuk dihet data e saktë.
"Të dyja palët ranë dakord që dialogu të rifillojë", u shpreh ai.
Më 19 prill 2013, kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologu i tij serb Ivica Daçiç, në Bruksel nënshkruan Marrëveshjen për Normalizimin e Marrëdhënieve mes dy vendeve, e cila nga komuniteti ndërkombëtar ishte përshkruar si "historike".