Halit Süleyman,Ayşe Aktaş
29 Nëntor 2016•Përditësim: 30 Nëntor 2016
HALEP (AA) - Mijëra civilë të cilët po ikin nga sulmet e regjimit të Asadit kundrejt pjesës lindore të qytetit verior të Sirisë, Halep duke i braktisur shtëpitë po shpërngulen në lagjet të cilat gjenden nën kontrollin e opozitarëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Mijëra persona të cilët gjenden në lagjen Mujesser në lindje të qytetit, janë drejtuar drejt lagjeve të cilat janë nën kontrollin e opozitarëve të cilat i shohin si më të sigurta, për shkak të sulmeve ajrore dhe tokësore kundrejt rajonit në të cilin ndodhen.
Ndihmës kryetari i Këshillit të qytetit të pjesëve opozitare në Halep, Zekerije Emini, në deklaratën për gazetarin e AA-së, theksoi se avionët luftarak janë duke bombarduar intensivisht rajonet e kontrolluara nga ana e opozitarëve në pjesët lindore të qendrës së qytetit të Halepit.
"Avionët rusë dhe të regjimit e sulmojnë nga ajri lagjen Mujesser të qytetit, ndërsa shiitët e Iranit dhe Irakut së bashku me milicët e Hezbullahut të cilët luftojnë në radhët e regjimit sulmuan nga toka rajonet e opozitarëve", tha Emini.
Ai më tej duke theksuar se vazhdojnë sulmet kundrejt lagjes, tha se "Mijëra persona duke e braktisur lagjen janë duke u drejtuar kah lagjet Shear, Tarik el-Bab, Sejf el-Devlet, Firdevs dhe Halepi i vjetër të cilët gjithashtu gjenden nën kontrollin e opozitarëve".
Emini potencoi se sulmet e regjimit dhe aleatëve të saj mbi rajonet e kontrolluara nga opozitarët duhet të ndalohen sa më parë që të jetë e mundur. Sipas tij, në rajon është duke u përjetuar një krizë serioze humanitare.
"Në rajon duhet të hyjnë ndihma, ilaçe dhe materiale mjekësore. Fëmijët janë të uritur, të plagosurit urgjentisht kanë nevojë për ilaçe", shtoi Emini.
Ndërsa një ndër banorët e lagjes Shear e cila gjendet nën rrethimin e forcave të Asadit, 11 vjeçari Ahmed Salim, tha se nën rrethim mund të gjejnë shumë pak ushqim.
"Jemi duke ngrënë bullgur, oriz dhe thjerrëza. Natyrisht që dëshirojmë të kemi gjithçka por këtu nuk ka asgjë", tha Salim.
Gjithashtu edhe 13 vjeçari Hasan Ammar nga lagja Firdevs, tha se çdo ditë janë duke ngrënë ushqimet e njëjta. Ai dëshiron që rrethimi të hiqet dhe ti kthehen jetesës së mëparshme.
Kriza humanitare e qindra mijërave
Në sulmet e 14 ditëve të fundit të organizuara nga ana e milicëve shiitë të mbështetur nga Irani dhe regjimi i Bashar Al Asadit, kanë humbur jetën më shumë se 650 civilë.
Halepi është qyteti i dytë pas kryeqytetit Damask. Largësia e qendrës së qytetit është 40 kilometra. Pjesën perëndimore të qendrës e kontrollon regjimi, ndërsa pjesë lindore e kontrollojnë opozitarët.
Sipas të dhënave të Drejtorisë së Shëndetit të Qytetit, 300 mijë civilë të cilët gjenden nën rrethimin e regjimit, që 95 ditë nuk mund të sigurojnë nevojat themellore humanitare.
Në dy javët e fundit të gjithë spitalet dhe qendrat e shëndetësisë në pjesën lindore të qytetit mbetën jashtë përdorimit si pasojë e sulmeve të regjimit. Në pjesën lindore të Halepit ku gjenden vetëm 3 furra të gjithë shkollat janë të mbyllura.
Rreth 16.000 njerëz kanë braktisur Halepin nga shkaku i sulmeve të vazhdueshme të regjimit sirian në pjesën lindore të qytetit që është nën kontroll të opozitarëve, deklaroi të martën koordinatori i Kombeve të Bashkuara (KB) për ndihma humanitare, Stephen O'Brien.
O'Brien ka shprehur shqetësimin për fatin e civilëve duke theksuar se situata në Halep është alarmante dhe se ai rajon tani më nuk ka asnjë spital funksional, ndërkohë që rezervat e ushqimit gati janë harxhuar.
Në njoftimin, Kuvendi turkmen i Sirisë thekson se PYD, dega e zgjatur e organizatës terroriste PKK, “totalisht ka shkatërruar” gjashtë qarqe me shumicë turkemene në Halepin lindor.
Kuvendi vazhdoi duke thënë se Halepi është duke përjetuar "një nga bombardimet dhe masakrat më të rënda civile në histori". “Kryesisht zonat turkmene janë duke u shënjestruar në operacione mizore të kryera nga regjimi sirian dhe aleatët e tij”, thuhet në njoftimin.
Në një deklaratë për AA, zyrtari i mbrojtjes civilë nga radhët e opozitës, Ibrahim Abu Laith tha se në shënjestër të avionëve kanë qenë civilët të cilët kanë qenë duke u larguar nga shtëpitë e tyre në pjesën lindore të qytetit.
"Të paktën 25 janë vrarë, shumica gra dhe fëmijë, ndërsa ka edhe shumë të plagosur”, tha Abu Laith sipas të cilit avionët sulmojnë mbi gjithçka që lëviz.
Steinmeier: Sulmi i regjimit në Halep nuk i jep fund konfliktit
Gjatë një fjalimi të tij në Forimin vjetor për Politikë të Jashtme që u mbajt në Berlin, ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier tha se regjimi i Bashar al-Assadit është duke tentuar të shfrytëzojë vakumin politik në kohën e fitores së Trumpit në Amerikë duke zhvilluar një ofensivë ushtarake.
“Regjimi beson se fitorja në Halepin lindor mund të jetë vendimtare për tërë konfliktin. Unë nuk ndaj këtë opinion”, tha Steinmeier për të shtuar se përfshirja e shumë faktorëve rajonal dhe e fqinjëve në konflikt na bënë të besojmë se operacioni në Halepin lindor nuk është vendimtari për dhënien fund të konfliktit.