Ekip
18 Dhjetor 2021•Përditësim: 20 Dhjetor 2021
KAJRO (AA) - Autoritetet shëndetësore egjiptiane thanë se kanë identifikuar rastet e para të variantit Omicron me transmetim të lartë të koronavirusit, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Është konstatuar se tre persona nga 26 pasagjerë të testuar për koronavirus në aeroportin ndërkombëtar të Kajros janë infektuar me variantin Omicron”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Agjencia lokale e lajmeve Masrawy raportoi se tre personat ishin mes udhëtarëve nga Afrika e Jugut.
Ministria tha se dy persona të infektuar nuk kishin simptoma, ndërsa i treti kishte simptoma të lehta. Të tre personat janë në izolim në një spital në Kajro.
Më shumë se 900 raste të reja me koronavirus dhe 43 vdekje u raportuan në Egjipt të premten.
Që nga fillimi i pandemisë në këtë vend janë regjistruar 373.500 raste me koronavirus dhe kanë vdekur 21.277 persona.