Elena Teslova
30 Janar 2019•Përditësim: 30 Janar 2019
MOSKË (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së vitit të përbashkët të kulturës, deklaroi sot zëvendës ministri turk i Turizmit, Ahmet Haluk Dursun, raporton Anadolu Agency (AA).
"Ngjarja është planifikuar të mbahet më 8 prill në teatrin Bolshoi në Moskë të Rusisë", tha ai, gjatë një deklarate për mediat në Institutin Yunus Emre në Moskë.
"Eventi do të ndiqet nga afër nga liderët e të dyja vendeve, Rusisë dhe Turqisë. Sipas informatave që kemi në dispozicion, ky do të jetë skenari, megjithatë e njëjta do shpallet zyrtarisht nga personat e autorizuar", tha ai.
Viti 2019 është shpallur vit i kulturës ruso-turke në të dy vendet.