Ahmet Ekici
03 qershor 2018•Përditësim: 04 qershor 2018
ANTALYA (AA) - Pas fundosjes të motoskafit në ujërat e qarkut Demre të provincës Antalya të Turqisë është shpëtuar edhe një tjetër migrant, raporton Anadolu Agency (AA).
Oficerët e Rojes bregdetare në ora 02:22 morën një lajmërim se ka mundësi që motoskafi në të cilin ndodhen migrantë të paligjshëm është në rrezik ose është përmbytur.
Në vendngjarje u dërguan disa anije, një avion dhe helikopter i rojes bregdetare.
Shefi i qarkut Murat Uz tha se deri më tani janë shpëtuar 6 migrantë dhe se ata janë dërguar në spitalin lokal.
"Në deklaratat e para thanë se në motoskaf ishin 15 njerëz, por duke patur parasysh se deklaratat janë bërë në momente shoku, kanë vazhduar operacionet e shpëtimit", tha Murat Uz, shefi i qarkut Demre.