Cüneyt Karadağ
09 Tetor 2020•Përditësim: 10 Tetor 2020
Në Gjermani gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) pozitiv kanë rezultuar 4.516 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Instituti “Robert Koch” konfirmoi se me 4.516 rastet e reja Gjermania sërish iu kthye shifrave nga muaji prill i këtij viti.
Bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e koronavirusit kanë vdekur edhe 11 persona. Në Gjermani nga fillimi i pandemisë së koronavirusit kanë qenë pozitiv 314.660 persona, kanë vdekur 9.589 dhe janë shëruar 271.800 të infektuar.