Islam Uddin
09 Tetor 2020•Përditësim: 12 Tetor 2020
Dhjetëra njerëz u shtruan në spital në qytetin Ulsan të Koresë së Jugut, pasi zjarri përfshiu një ndërtesë shumëkatëshe të enjten vonë, sipas mediave lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zjarri shpërtheu në një ndërtesë tregtare dhe banimi 33-katëshe në mesnatë dhe përfshiu të gjithë ndërtesën për shkak të erës së fortë, njoftoi Agjencia e Lajmeve Yonhap.
Ekipet e shpëtimit evakuuan qindra njerëz nga ndërtesa. Rreth 90 njerëz u dërguan në spitale, ndërsa nuk është raportuar asnjë vdekje.
Sipas zyrtarëve lokalë, zjarrfikësit ende janë duke kërkuar në ndërtesë që të sigurohen që askush nuk ka mbetur brenda.
Dëshmitarët thanë se muret e jashtme të ndërtesës, me gjasë izolimi, duket se kanë shkaktuar përhapjen e shpejtë të zjarrit, sipas mediave.