Ayhan Şimşek
31 Janar 2022•Përditësim: 02 Shkurt 2022
Dy oficerë policie u qëlluan dhe u vranë ndërsa po kryenin një ndalesë trafiku në Gjermaninë jugperëndimore, njoftuan sot autoritetet, transmeton Anadolu Agency (AA).
Të shtënat ndodhën kur oficerët ndaluan një automjet në qytetin e vogël Kusel në orët e para të mëngjesit të sotëm, njoftoi policia lokale në një deklaratë.
Nga të shtënat mbetën të vrarë një police 24-vjeçare dhe një polic 29-vjeçar.
Kërkime intensive dhe të gjithanshme janë duke u zhvilluar për të dyshuarit, të cilët u larguan në drejtim të panjohur pas të shtënave, sipas policisë.