Fatjon Cuka
13 Maj 2026•Përditësim: 14 Maj 2026
Dinamo City ka fituar për të dytin vit radhazi Kupën e Shqipërisë për edicionin 2025-2026, në përballjen me KF Egnatia, raporton Anadolu.
Ndeshja finale e këtij kompeticioni Dinamo City – KF Egnatia ka përfunduar me rezultatin 3-2.
Në ndeshjen e zhvilluar në Stadiumin "Air Albania" në Tiranë nuk munguan edhe tifozët nga të dyja skuadrat.
Pas përfundimit të finales u zhvillua ceremonia e dorëzimit të medaljeve dhe trofeut, ku të pranishëm ishin edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, dhe përfaqësues të tjerë të federatës.
Duka i dorëzoi medaljet dhe trofeun e Kupës së Shqipërisë Dinamo City.
Kupa e Shqipërisë është një nga kompeticionet e rëndësishme të futbollit shqiptar.