Ekip
23 Maj 2019•Përditësim: 24 Maj 2019
Qendrat e votimit në Holandë u hapën sot në mëngjes me çka filluan zgjedhjet për Parlamentin Evropian, të cilat do të zgjasin deri më 26 maj, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zgjedhjet në të gjitha 28 anëtarët e bllokut pritet të dominojnë mbështetësit më të thellë të integrimit dhe populistëve euroskeptikë, të cilët dëshirojnë forcë më të madhe të qeverive kombëtare.
Gjysëm ore pas hapjes së qendrave të votimit në Holandë, u hapën edhe qendrat e votimit në të gjithë Britaninë e Madhe. Këto janë vendet e vetme ku do të votohet sot. Britania ende është e ngarkuar me trazirat e brendshme rreth Brexit-it, i cili tashmë është shtyrë.
Sipas mediave britanike, ekziston mundësia që Theresa May pikërisht në ditën e zgjedhjeve evropiane të japë dorëheqje nga posti i kryeministres.
Zgjedhjet të cilat do të zgjasin deri të dielën në mbrëmje, mbahen në një kohë kur populistët dhe nacionalistët duan të frenojnë pushtetin e Bashkimit Evropian, përderisa forcat tradicionale si Franca dhe Gjermania insitojnë në moton se uniteti është ilaçi më i mirë për ndryshimin e interesave ekonomike dhe të sigurisë.