Ekip
17 Qershor 2019•Përditësim: 17 Qershor 2019
Mjekët në Indi kanë hyrë në grevë ku kërkojnë siguri më të madhe dhe kushte më të mira të punës, raporton Anadolu Agency (AA).
Shoqata e Mjekëve të Indisë (IMA) shpalli një ditë greve si paralajmërim, e cila çoi në probleme të funksionimit të spitaleve dhe qendrave shëndetësore në mbarë vendin.
Në shumicën e spitaleve punojnë vetëm emergjencat ndërsa greva është organizuar në mbështetje dhe solidaritet me mjekët në provincën e Bengalit Perëndimor të cilët protestojnë për sulmin ndaj dy mjekëve.
Mjekët organizuan protesta edhe në qendrën e New Delhit.
Mjekët në Bengalin Perëndimor protestojnë për të shtatën ditë për shkak të sulmit brutal ndaj dy mjekëve nga familja e një pacienti i cili vdiq.
Ministrja e Shëndetësisë të shtetit federal Mamata Banerjee njoftoi se do të takohet me organziatorët e protestës.
Nesër Gjykata Supreme në Indi pritet të shqyrtojë kërkesën e mjekëve për përmirësimin e kushteve të sigurisë dhe të punës në spitalet shtetërore.