Cüneyt Karadağ
17 Qershor 2019•Përditësim: 18 Qershor 2019
Në Gjermani është arrestuar personi për të cilin dyshohet se dy javë më parë vrau guvernatorin e rajonit Kassel, Walter Lubcke, transmeton Anadolu Agency (AA).
Prokuroria e Kassel-it njoftoi se në një operacion të përbashkët me forcat e sigurisë në Hassen të organizuar gjatë fundjavës u arrestua një person i moshës 45-vjeçare.
Mediat gjermane raportojnë se provat tregojnë se i dyshuari është një djathtist ekstrem.
Guvernatori Lubcke më 2 qershor u gjet i vekur në oborrin e shtëpisë së tij ndërsa u varros javën e kaluar.