Mehmet Nuri Uçar
06 Gusht 2017•Përditësim: 06 Gusht 2017
MOSUL (AA) – Pjesëtarët e organizatës terroriste DEASH vendosën një mjet shpërthyes në një shtëpi në qytetin irakian Mosul, duke vrarë disa persona të një familjeje, raporton Anadolu Agency (AA).
Saddam Celal el-Bekri nga ushtria irakiane deklaroi për AA se pjesëtarët e DEASH-it vendosën mjet shpërthyes në një shtëpi në rajonin Al-Jadde. Si pasojë e shpërthimit humbën jetën nëntë anëtarë të familjes. Bekri theksoi se ekipet e mbrojtjes civile kanë nxjerrë kufomat nën rrënojat.
Terroristët e DEASH-it në qershor të vitit 2014 pushtuan Mosulin, ndërsa udhëheqësi i grupit Abu Bakar Al Baghdadi në Xhaminë e Madhe, në qendër të Mosulit, shpalli themelimin e të ashtuquajturit "kalifati i DEASH-it."
Pas tre muajsh operacione, forcat e bashkuara irakiane me mbështetje të koalicionit ndërkombëtar në janar të këtij viti çliruan pjesën lindore të Mosulit, ndërsa më 19 shkurt filloi aksioni për çlirimin e qendrës së qytetit që gjendet në bregun perëndimor të lumit Tigër.