Muhammet Kurşun
19 Nëntor 2020•Përditësim: 20 Nëntor 2020
Me 476 vdekje të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran, numri i viktimave ka arritur shifrën 43.417, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në 24 orët e fundit janë shënuar 13.223 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 815.117.
Lari shtoi se 5.729 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 583.704.
Duke informuar se deri tani në vend janë kryer 5.667.538 teste, zëdhënësja Lari vuri në dukje se të gjitha 31 rajonet në vend janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm "të kuq" dhe të "rrezikshëm".
Ali Reza Reisi, zëdhënësi i Bordit Kombëtar Kundër Koronavirusit tha se bizneset jothelbësore do të mbyllen për 15 ditë duke filluar nga 21 nëntori në më shumë se 100 provinca dhe rrethe të cilësuara në kategorinë e rajoneve "me rrezik të lartë", përfshirë kryeqytetin Teheran.