Bojana Stojanovic
19 Nëntor 2020•Përditësim: 19 Nëntor 2020
Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjistruar 49 viktima dhe 3.164 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Mbrojtja Civile e vendit njoftoi se numri i rasteve aktive në Kroaci sot arrin në 17.814. Midis tyre, 1.944 pacientë janë në spital, nga të cilët 204 në respiratorë.
"Që nga 25 shkurti 2020 kur u regjistrua rasti i parë me COVID-19, në Kroaci janë regjistruar 93.879 raste me koronavirus, nga të cilët 1.200 kanë vdekur, 74.865 janë shëruar, përfshirë 2.192 në 24 orët e fundit", tha Mbrojtja Civile.
Aktualisht, 39.389 persona janë në vetë-izolim.
Deri më tani, 649.551 persona janë testuar, nga të cilët 8.770 në 24 orët e fundit.