Qais Omar Darwesh Omar,Halime Afra Aksoy
15 Nëntor 2023•Përditësim: 16 Nëntor 2023
Forcat izraelite arrestuan 78 palestinezë prej të cilëve 17 vajza studente universitare në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës të pushtuar, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë thuhet se Izraeli vazhdon operacionet për arrestimin e palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës.
Në operacionet që forcat izraelite kanë kryer natën dhe në orët e mëngjesit, kanë arrestuar 78 palestinezë prej të cilëve 17 janë vajza studente universitare në qytetin Al-Khalil.
Numri i palestinezëve të arrestuar nga Izraeli në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e bllokuar të Gazës që nga 7 tetori e deri më tani ka arritur në 2.560.
Forcat izraelite teksa bombardojnë intensivisht Rripin e Gazës që nga 7 tetori, ato zhvillojnë edhe bastisje në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor nën pushtim dhe kryejnë operacione arrestimesh kundër palestinezëve me pretendime të ndryshme.