Hakan Çopur
20 Dhjetor 2016•Përditësim: 20 Dhjetor 2016
WASHINGTON (AA) – Zëdhënësi i Pentagonit Peter Cook njoftoi se Kina ia ka kthyer Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dronin nënujor të cilin flota kineze e kishte kapur para katër ditëve në Detin e Kinës Jugore, raporton Anadolu Agency (AA).
“Droni i është kthyer zyrtarëve të flotës amerikane në afërsi të drejtpërdrejt të vendit ku u konfiskua. Ky rast nuk ishte në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe standardet profesionale në marrëdhëniet mes forcave detare”, theksoi Cook në njoftimin me shkrim.