Hakan Çopur
20 Dhjetor 2016•Përditësim: 20 Dhjetor 2016
WASHINGTON (AA) - Presidenti amerikan Barack Obama i cili para krishtlindjeve ka falur 78 të dënuar dhe ka lehtësuar dënimin e 153 të tjerëve shënohet si presidenti që në një ditë të vetme ka dhënë amnisti të veçantë me numrin më të madh të të dënuarve, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Shtëpia e Bardhë thuhet se Obama ka përdorur kompetencën e "amnistisë së veçantë" për gjithsej 231 të dënuar.
Ndër të tjera theksohet se një pjesë e rëndësishme e të dënuarve të cilëve u është hequr ose lehtësuar dënimi janë persona të përfshirë në dhunë ose janë dënuar nga "krimet në lidhje me lëndët narkotike".