Tevfik Durul
05 Janar 2017•Përditësim: 06 Janar 2017
PEKIN (AA) – Ndotja e theksuar e ajrit në Kinë, vazhdon të ndikojë negativisht në trafikun ajror dhe tokësor, për shkak të cilës janë anuluar të paktën 242 fluturime, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Mbrojtjes së Mjedisit në Kinë njoftoi se për shkak të ndotjes së theksuar të ajrit në 32 qytete në pjesë veriore dhe qendore të vendit është shpallur meteoalarm i kuq.
Në kryeqytetin kinez, Pekin, meteoalarmi portokalli në fuqi duhej të ishte deri në mesnatë, por për shkak të ndotjes së madhe është vazhduar deri të shtunën.
Zyrtarët kinezë njoftuan se në Pekin dhe Tianjin, dhe provincat Henan, Hebei dhe Shandong dukshmëria është ulur në 50 metra. Ndotja e theksuar që ka përfshirë 150.000 kilometra katrorë ka lënë pasoja në trafikun ajror.