Fatma Esma Arslan
05 Janar 2017•Përditësim: 06 Janar 2017
PARIS (AA) - Një fermer në kufirin e Francës me Italinë, gjykohet me akuzën se ka ofruar ndihmë për kalimin e refugjatëve në Francë dhe strehimin e tyre në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Në rastin në qytetin jugor të Francës, Nice, fermeri francez 37 vjeçar Cedric Herrou, është thirrur në gjykatë me akuzën se ka ndihmuar refugjatët në kufirin Itali-Francë që të kalojnë në Francë.
Herrou, për të cilin prokuroria kërkon 8 muaj dënim me kusht, në rast se shpallet fajtor mund të paguajë gjobë deri më 30 mijë euro.
Ai i cili merret me bujqësi në rajonin në afërsi të kufirit të Francës me Italinë, në tetor të vitit 2016 kishte vendosur rreth 50 refugjatë nga Eritrea në një ndërtesë të vjetër të hekurudhave shtetërore.
Për përdorimin e paautorizuar të ndërtesës nga ana e refugjatëve ishin ankuar punonjës të komunës në rajon. Herrou, në gjykatë kishte treguar se edhe në shtëpinë e tij strehohen refugjatë disa prej të cilëve fëmijë.
Gjykata pritet që më 10 shkurt të marrë vendimin përfundimtar.