Ekip
28 Gusht 2019•Përditësim: 29 Gusht 2019
Koreja e Jugut sot ofroi bisedime me Japoninë në përpjekje për të përmirësuar përkeqësimin disa mujor të lidhjeve midis dy vendeve, raporton Anadolu Agency (AA).
Oferta nga zyra presidenciale e Koresë së Jugut erdhi pasi Tokio hoqi Seulin nga lista e bardhë tregtare e partnerëve të besueshëm.
Japonia ka ushtruar presion ndaj Koresë së Jugut përmes kufizimeve tregtare, në vazhdën e vendimeve nga Gjykata Supreme e Seulit, duke urdhëruar firmat japoneze të kompensojnë viktimat e punës së detyruar gjatë sundimit të kaluar kolonial të Tokios.
Seuli i përshkallëzoi grindjet me Tokion javën e kaluar pasi njoftoi se nuk do të rinovonte marrëveshjen dypalëshe të inteligjencës ushtarake e cila skadon në nëntor.
Zyra presidenciale e Koresë së Jugut këmbëngul se mund të rishqyrtojë vendimin e javës së kaluar nëse Tokio tërhiqet nga kufizimet tregtare.
Ndërkohë, Zëvendës Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Seulit, Kim Hyun-chong akuzoi kryeministrin japonez Shinzo Abe për trajtimin e Koresë së Jugut si një "kundërshtar".
Në komentet e bëra nga agjencia lokale e lajmeve Yonhap, Kim shtoi se Qeveria e Koresë së Jugut "ndjen keqardhje të madhe" për masën japoneze të heqjes nga lista e bardhë.